Mandatari i VV-së për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për një Republikë të Tretë.
Sipas tij, kjo nuk nënkupton një republikë të re, por një të ripërtërirë
“Kosova ka nevojë për një Republikë të Tretë, por jo si një Republikë e re, por si një Republikë e rinuar, si një Republikë e përtërirë, e cila frymon sipas idealeve përparimtare të rilindasve shqiptarë që zemrën dhe mendjen i ka te demokracia dhe përparimi, sikurse edhe synimet gjeopolitike që i ka të drejtuara kah integrimet euroatlantike. Një Republikë për barazi sociale dhe për shtet të së drejtës, me një ekonomi që zhvillohet me shërbime e tregti, me një ushtri që forcohet në vazhdimësi për sigurinë tonë dhe të aleatëve tanë, me një sistem arsimor dhe shëndetësor që modernizohet për formimin dhe aftësimin dhe shëndetin tonë publik”, ka deklaruar Kurti.
“Përderisa populli ynë historikisht s’e ka lënë veten asnjëherë pa Lëevizje, në shekullin 21 kjo Lëvizje e ka emrin Vetëvendosje”, shtoi ai.