Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si po e pranon Uran Ismaili se nuk është kandidat i duhur për ta drejtuar Prishtinën?

Si po e pranon Uran Ismaili se nuk është kandidat i duhur për ta drejtuar Prishtinën?

Shkruan: Afrim Kasolli

“Do t’i ndalojmë krejt lejet e ndërtimit për 6 muaj deri sa ta krijojmë një vizion të ri për Prishtinën”. Sikur te gjithe kundërshtarët e kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës të ishin bërë bashkë, vështirë se do ta formulonin diçka më goditëse për ta portrizuar atë se pse nuk është kandidat i duhur për ta drejtuar kryeqytetin, sesa kjo anti-propagandë që ia ka bërë Uran Ismaili vetvetes.

I njëjti po e pranon publikisht se nuk ka asnjë vizion për planifikimin urban te Prishtines, dhe se pret ta mësojë atë pasi të bëhet kryetar. Këtu nuk duhet të harrojmë faktin se është fjala për një person që po kandidon për herë të dytë për të njëjtën pozitë dhe se ka qenë në pushtet komunal për tri vite të plota. Një dëshmi kjo se sa indiferent ka qenë ai mbi kaosin urban që po e shoqëron kryeqytetin, ngase kjo katrahurë nuk u lind befas sot. Ai duhej të kandidonte me një vizion të qartë për këtë punë, por jo me pretendimin se do përfitojë atë pasi ta marrë pushtetin. Mendësi kjo që supozon se ky i fundit të bën edhe më të ditur e më vizionar.

Sidoqoftë, shkarje te tilla nuk janë aksidentale, por shprehje e atij “pragmatizimi vullgar” politik që në masë të madhe e përfaqëson edhe Uran Ismali me kastën e tij, se e tëra që nevojitet është të qenit “praktik” në politikë dhe nuk ka nevojë për parapërgatitje teorike e konceptuale.