Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rruga “Fehmi Agani” në kryeqytet mbyllet nesër përkohësisht

Rruga “Fehmi Agani” në kryeqytet mbyllet nesër përkohësisht

Nesër do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Kjo për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të “Street Party Prishtina”.

“Rruga ‘Fehmi Agani’ (nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës) nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025”, thuhet në njoftimin e Kryeqytetit Prishtina.

Ndërkaq aktiviteti fillon nga ora 12:00 dhe përfundon në ora 22:00.