Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Lëvizja Vetëvendosje më lehtë koordinohej me Simiqin e Radoiçiqin sesa me partitë shqiptare

Kasolli: Lëvizja Vetëvendosje më lehtë koordinohej me Simiqin e Radoiçiqin sesa me partitë shqiptare

Analisti politik Afrim Kasolli vlerëson se beteja e VV-së kundër Listës Serbe shihet qartë se është e kushtëzuar nga kalkulimet momentale elektorale.

Ai madje thotë se VV më lehtë koordinohej me SImiqin e Radoiçiqin sesa me partitë shqiptare.

Në këtë kontekst ai ka përmendur bisedat mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Simiqin.

“Levizjen Vetëvendosje me shume se per betejen saj aktuale kunder Listes Serbe, qe shihet qarte se e eshte kushtezuar nga kalkulimet momentale elektorale, duhet kritikuar per dicka tjeter. Por, per  ate se pse ajo nuk beri asgje nëpërmjet mekanizmave shtetërorë per ta përjashtuar këtë subjekt nga jeta politike.

Përkundrazi, kohen me te madhe, sic e dëshmuan përgjimet telefonike Shefja e Grupit Parlamentar te ketij subjekti politik, Mimoza Kusari, e kishte shume me lehte te kordinohej politikisht me Simiqin e Radoiçiqin, se sa me perfaqesuesit e partive shqiptare.”, ka shkruar Kasolli në Facebook.