Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lista Serbe: KQZ po përpiqet me forcë ta zvogëlojë numrin e anëtarëve tanë në komisione zgjedhore

Lista Serbe: KQZ po përpiqet me forcë ta zvogëlojë numrin e anëtarëve tanë në komisione zgjedhore

Lista Serbe ka deklaruar se Komisioni Qendror Zgjedhor po përpiqet me forcë ta zvogëlojë numrin e anëtarëve të saj në komisione zgjedhore, veçanërisht në Graçanicë dhe Mitrovicë të Veriut.

Sipas këtij subjekti politik, madje as materialet e saj nuk u dorëzuan të plota “gjë që është një detyrim, por ata u përpoqën ta fshihnin qëllimin që ne tani e kemi zbuluar”.

Sipas LS, një situatë e tillë ndodhi edhe në zgjedhjet e kaluara.

“Dhe më pas Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendosi në favorin tonë, por KQZ u bë e shurdhër ndaj këtij vendimi”, ka shkruar LS.