Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sallahu propozon dy zgjidhje kushtetuese për ngërçin në Kuvendin e Kosovës

Sallahu propozon dy zgjidhje kushtetuese për ngërçin në Kuvendin e Kosovës

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka paraqitur dy zgjidhje kushtetuese për tejkalimin e ngërçit institucional në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese mund të konstatojë se refuzimi i Listës Serbe për të propozuar nënkryetar nënkupton heqje dorë nga kjo e drejtë, duke përmbyllur kështu konstituimin e Kuvendit.

Zgjidhja e dytë është që Presidentja të autorizohet për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme.