Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Synohet organizimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë

Synohet organizimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur Komitetin Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), të kryesuar nga presidenti Davide Tizzano dhe sekretari i përgjithshëm, Iakovos Filippousis, cilët shoqëroheshin nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi e sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

ICMG ndodhet në Kosovë për të mbajtur mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, të parën në një qytet që nuk është mikpritës i Lojërave Mesdhetare, organizim ky i cili i është besuar KOK-ut.

Presidentja Osmani, duke falënderuar ICMG-në bashkëpunimin dhe organizimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv në Kosovë, dhe sukseset e sportistëve tanë në garat ndërkombëtare, me theks të veçantë në Lojërat Mesdhetare.

Nga ana e tij, presidenti i ICMG-së, Tizzano, falënderoi presidenten për pritjen dhe mbështetjen dhënë sportit dhe sportistëve tanë.

Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Aliti theksuan se momentalisht në Kosovë janë 26 shtete të Lojërave Mesdhetare, për çka falënderuan ICMG-në për besimin e dhënë.

Palët diskutuan edhe mundësinë që në të ardhmen, falë investimeve në infrastrukturë, Kosova të jep pjesë e organizimit të Lojërave Mesdhetare, së bashku me shtetet fqinje.       /TV Arbëria 

Powered by WordPress