Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 500 lekë për vajtje-ardhje në Tunelin e Llogarasë, tarifa nis të aplikohet këtë muaj

500 lekë për vajtje-ardhje në Tunelin e Llogarasë, tarifa nis të aplikohet këtë muaj

Ministrja e Infrastrukturës e Shqipërisë, Belinda Balluku bëri të ditur se sipas të gjitha kostove operacionale për një rrugë kalimi të një autoveture, çmimi do të jetë 250 lekë.

Pra në total, kalimi vajtje-ardhje në tunelin e Llogarasë do të jetë 500 lekë.

“Nga 1 qershori deri në 31 gusht nga tuneli i Llogarasë kanë kaluar 911.952 automjete. Përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 25o lekë me TVSH. Kategoritë e tjera do të kenë çmime të posaçme.

Kisha shpresa që tuneli i Llogarasë do të ishte ajo pjesë e infrastrukturës, e cila do të kishte qenë kurora e diamantit të infrastrukturës shqiptare. Prisja ato shifrat që të më thonin që duhet të hapësh edhe tubin e dytë sezonin tjetër se ka filluar trafiku në fundjavë. Por, në vend që të më vinte tuneli i Llogarasë, shifra më e lartë e këtij sezoni vjen nga tuneli i Murrizit”, tha Balluku të enjten në një deklaratë për media.