Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Organizata Shqiptaria reagim pas sulmit ndaj Naser Selmanit: Ky është një paralajmërim i rrezikut që po kanoset ndaj shqiptarëve

Organizata Shqiptaria reagim pas sulmit ndaj Naser Selmanit: Ky është një paralajmërim i rrezikut që po kanoset ndaj shqiptarëve

Organizata Shqiptaria ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj aktivistit të njohur të kauzës kombëtare, Naser Selmani, në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë publike, organizata e cilëson incidentin, ku u shpohen gomat e automjetit të Selmanit, jo thjesht si një dëmtim material, por si një akt frikësimi dhe përçarjeje me mesazhe të qarta politike.

Reagimi i plotë:

Reagim publik

Sulmi ndaj aktivistit të kauzës kombëtare, z. Naser Selmani, në Maqedoninë e Veriut, është një akt i shëmtuar dhe një paralajmërim i rrezikut që po kanoset mbi shqiptarët kudo që jetojnë. Shpimi i gomave të automjetit të tij nuk është thjesht dëmtim material, por një mesazh i qartë për frikësim dhe përçarje.

Pas këtyre veprimeve qëndrojnë qarqe të errëta dhe shërbime të huaja që duan ta paraqesin çështjen shqiptare si problem sigurie e destabiliteti. Synimi i tyre është i qartë: të dobësojnë unitetin tonë, të tjetësojnë identitetin tonë kulturor e kombëtar dhe të na sundojnë përmes përçarjes.

Organizata Shqiptaria i qëndron fuqishëm në krah z. Naser Selmani dhe të gjithë atdhetarëve që me guxim e dinjitet e mbrojnë kauzën shqiptare. Ne dënojmë ashpër çdo akt kërcënimi dhe deklarojmë se kauza jonë kombëtare është më e fortë se çdo përpjekje për frikësim.