Policia sot ka informuar se ka vdekur një person, banor rezident i Entit Special në Shtime.
“Nga Enti Special është informuar se ka vdekur banori mashkull kosovar i cili ishte banor rezident i këtij enti. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, ka bërë të ditur Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /TV Arbëria