Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kandidati i AAK-së për Malishevën: Projektet e kryetarit aktual janë përqëndruar vetëm në qytet

Kandidati i AAK-së për Malishevën: Projektet e kryetarit aktual janë përqëndruar vetëm në qytet

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Malishevës, Enver Hoti ka folur për punën e kryetarit aktual Ekrem Kastrati.

Ai ka thënë se Qeverisja e tij ka shpenzuar shumë për publicitetin e punëve të saj, përderisa ka shtuar se projektet janë përqëndruar vetëm në qytet e jo në fshatra.

“Qeverisja e zotit Kastrati mund të përkufizohet si një qeverisje me një angazhim të madh publicistik, në atë aspektin e anës vizuale, gjithsesi e kushtueshme në aspektin financiar. Në aspektin vizual është një financim i jashtëzakonshëm por përqendrimi i projekteve ka ndodhur vetëm në Malishevë”, ka thënë Hoti në N’Pult me Resim Morinën.

Megjithatë, sipas tij jeta e përditshme e qytetarëve ka mbetur e paprekur.

“Por jeta e përditshme edhe e qytetarëve brenda Malishevës, ka mbetur thuaja e paprekur, ka mbetur në margjina. Është përqendruar në një projekt që po quhet ‘Malisheva Urbane’ dhe me propaganda, si diçka e paarritshme nga askush tjetër por vetëm nga këta dhe në këtë drejtim unë e shoh me një sy të ashpër kritik dhe ka elemente të cilat jemi duke i analizu, duke e analizu edhe koston e përmasën e këtyre projekteve, se çka i shërben qytetarit me gjithë këtë kosto.”, ka shtuar Hoti në TV Arbëria.