Analisti politik, Sadik Zeqiri ka thënë se Qeveria Kurti ka kontribut zero për ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë.
Ai ka përmendur faktin që janë deklasifikuar shpenzimet për ekipet mbrojtëse të tyre.
“Zyrtarët e PDK-së kur fillun me akuzu MInistrinë e Drejtësisë për fondet, avokatët e ekipet mbrojtëse të Thaçit e të tjerëve, ata i hapën letrat dhe thanë kaq para kemi pagu deri më sot, nuk e lanë sekrete. Ndërsa për rezerva shtetërore, për grun, e kanë bo një tender dhe e kanë lanë sekret shtetëror…Kjo është e turpshme. Qeveria fare s’e ka pasë dertin e këtyre që janë në Hagë. Përjashtim Konjufca që i ka vizitu. Kontributi i kësaj qeverie për mu është zero”, ka thënë Zeqiri në ARB Debat me Ridin në TV Arbëria.
“Ky s’po do me qëllim me shku. Ky s’do me pa me sy as Kadri Veselin as Hashim Thaçin. Ky duhet të shkojë në Hagë dhe të mbajë konferencë”, ka deklaruar ndër të tjerash ai.