Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Krahas diskutimit mbi raportet dhe bashkëpunimin e mirë bilateral ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, u bisedua edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Suedisë nëpërmjet programeve të ndryshme për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit tonë.

Në takim, theks i veçantë iu dha ndihmës dhe përkrahjes së Suedisë për dialogun me serbët e Kosovës, veçanërisht nëpërmjet organizatave serbe të shoqërisë civile.

Kryeministri Kurti shprehur mirënjohjen e tij edhe për përkrahjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SiDA) e integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik.​TV Arbëria

Powered by WordPress