Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rriten sërish vlerat e manganit, IKSHKP apelon te qytetarët që furnizohen nga Fabrika në Badoc të mos e përdorin ujin për pije

Rriten sërish vlerat e manganit, IKSHKP apelon te qytetarët që furnizohen nga Fabrika në Badoc të mos e përdorin ujin për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë monitorimit dhe përcjelljes së cilësisë së ujit të pijshëm, ka vërejtur ngritje të vlerave të manganit në mostrat e ujit në zonën e cila furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit.

IKSHPK me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, ka apeluar te qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

“KRU “Prishtina” Sh.A. ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme:

  • Zvogëlimin e sasisë së prodhimit për të ruajtur cilësinë e furnizimit;
  • Intensifikimin e proceseve të shpërlarjes së rrjetit shpërndarës, përfshirë edhe gypat magjistral dhe sekondar.
  • Gjithashtu, për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për zonat e prekura (sipas hartave të prezantuara), KRU “Prishtina” do të ofrojë ujë përmes autoboteve, në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të prezantuar nga kompania.”, ka njoftuar IKSHKP-ja.