Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së ka thënë se mbajtja e mbledhjes së sotme të Kryesisë, në mungesë të një nënkryetari, është akt i hapur jokushtetues dhe bie ndesh me standardet ligjore dhe institucionale të vendit.
“Kjo po ndodhë për shkak të zvarritjeve të qëllimshme të procesit nga koalicioni fitues, i cili, duke shmangur detyrimet kushtetuese, po e mban peng konstituimin e plotë të Kuvendit dhe funksionimin normal të institucioneve.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje Deliu-Kodra ka shtuar se “qytetarët kanë votuar për stabilitet dhe zhvillim, jo për bllokada dhe manovra politike që cenojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit”.