Kreu i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit e cila dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.
Ai ka thënë se pas Qeverisë, edhe Kuvendi i Kosovës nis sot funksionimin jokushtetues.
“Me mbajtjen e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, në mungesë të një nënkryetari, edhe Kuvendi i Kosovës nis funksionimin jokushtetues. Dy aktgjykimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe vetë Kushtetuta specifikojnë se Kuvendi i Kosovës konstituohet kur zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët, duke mos lënë hapësirë interpretimi nëse ndonjëri nga nënkryetarët e Kuvendit nuk zgjidhet.”, ka shkruar ai në Faceboook.
Tutje Hoti ka shkruar se Kosovës do t’i kushtojnë “manovrat politike jokushtetuese të një partie anarkike” por edhe sipas tij “fakti që kemi një presidente që nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë në krye të detyrës”.
“Kushtetuta e obligon atë të sigurojë funksionimin kushtetues të institucioneve të vendit. Jo vetëm që nuk e kryen këtë obligim, por ajo i lë edhe institucionet e tjera pa bartës, siç është rasti me mosemërimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Që nga data 26 qershor 2025, kur doli vendimi i Gjykatës Supreme, asnjë fjalë nuk e ka thënë. As tani, kur Kuvendi i Kosovës po nis funksionimin”, jokushtetues, nuk e dëgjojmë të thotë një fjalë”, ka përmbyllur ai….