Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Takimi për një rend të ri global

Takimi për një rend të ri global

Përgatiti: Afrim Kasolli

Takimi ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin në samitin dy ditor në qytetin verior të Kinës Tianjin, ku po marrin pjesë edhe liderë tjerë,  shënon edhe një ngjarje tjetër sa i përket përpjekjeve të këtyre dy drejtueseve për ndërtimin e një rendi  të ri global, ose të paktën etablimin e sistemi alternativ nga ai që ishte dizajnuar nga SHBA-të, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, por me theks të veçantë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Forume sikur ky sipas lideri kinez , duhet të “promovojnë demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të forcojnë përfaqësimin e vendeve në zhvillim”, ngase  “qeverisja globale ka arritur në një udhëkryq të ri”. Prandaj vazhdon XI, “Duhet të vazhdojmë të mbajmë një qëndrim të qartë kundër hegjemoneve dhe politikave të fuqisë, dhe të zbatojmë multilateralizmin e vërtetë,”  duke transmetuar një  në një sulm të tërthortë ndaj rendit aktual botëror të dominuar nga SHBA-të shkruan Reuters.

Ndërkohë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin përpos potencimit për forcimin edhe me të lidhjeve ekonomike dhe të sigurisë me Kinën si pasojë e luftës në Ukrainë, ka  shtuar tha se Organizata e Bashkëpunimit të Shangait ((SCO)  përpos që ka ngjallur  “multilateralizmin e vërtetë” po ashtu nga ana tjetër ka vendosur  “themelet politike dhe socio-ekonomike për formimin e një sistemi të ri stabiliteti dhe sigurie në Euroazi,”