Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basha: Ka qenë shumë e rëndësishme që ta shpall Kuvendin të konstituuar, unë e interpretoj rregulloren

Basha: Ka qenë shumë e rëndësishme që ta shpall Kuvendin të konstituuar, unë e interpretoj rregulloren

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Ai tha se nënkryetarët e dy subjekteve politike nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje, që për rrjedhojë s’ka pasur kuorum dhe ka dështuar mbledhja.

“Kuvendi nuk duhet të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një kryetari. Pra, nuk ka për mua logjikë të bllokohet Kuvendi i Republikës për moszgjedhjen e një nënkryetari. Për më tepër, ju e dini që Gjykata Kushtetuese është e heshtur në rastin ku asnjëri nga kandidatët nuk i merr votat e mjaftueshme, në këtë rast, për nënkryetar, siç e kemi pasur rastin në seancën e fundit”, tha ai para gazetarëve.