Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu, ka uruar nxënësit për fillimin e një viti të ri shkollor.
Por, ajo ka thënë se arsimi në Kosovë po shndërrohet në një barrë të rëndë financiare për prindërit dhe se subvencionet nuk mjaftojnë, derisa librat shiten me çmime të larta.
Ajo për këtë ka thënë se është përgjegjësia Qeveria Kurti, cila tash e pesë vite nuk ka arritur të sigurojë librat falas për nxënësit dhe të garantojë kushte dinjitoze në arsim.
Postimi i saj i plotë:
Uroj të gjithë nxënësit një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor!
Por, për fat të keq, arsimi në Kosovë po shndërrohet në një barrë të rëndë financiare për prindërit. Subvencioni prej 80 € nuk mjafton as për librat bazë, çmimet janë të papërballueshme dhe librat shiten madje me dy çmime të ndryshme!
Për këtë gjendje është përgjegjëse qeverisja aktuale e udhëhequr nga Kurti, e cila tash e pesë vite nuk ka arritur të sigurojë librat falas për nxënësit dhe të garantojë kushte dinjitoze në arsim.
Arsimi nuk është privilegj por është e drejtë themelore, të cilën kjo qeveri po e mohon dhe po e shkel çdo ditë.
Fëmijët tanë meritojnë më mirë!