Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident me fatalitet në Drenas, vdes një vajzë e mitur

Aksident me fatalitet në Drenas, vdes një vajzë e mitur

Një vajzë e mitur ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Zabel të Ulët të Drenasit.Aksidenti me fatalitet u konfirmua për KALLXO.com nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se aksidenti me pasoja fatale ndodhi më 31.08.2025, rreth orës 17:00.“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë”- tha Ahmeti.Sipas saj, e mitura ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.“Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”- shtoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.