Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Shqiptaria” kundër idesë për xhami në qendër të Drenasit: Nënçmim dhe zbehje për figurat kombëtare

“Shqiptaria” kundër idesë për xhami në qendër të Drenasit: Nënçmim dhe zbehje për figurat kombëtare

Organizata Shqiptaria ka pritur me shqetësim të madh lajmet se në qendër të Drenasit do të ndërtohet një xhami.

Përmes një komunikate kjo organizatë ka thënë se qendra e Drenasit është e shënuar me shtatoret e Heronjve të Luftës Çlirimtare, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

“Ndërtimi i një xhamie në zemër të qytetit do të ishte nënçmim dhe zbehje e këtyre vlerave kombëtare.”, thuhet në komunikatë.

Tutje “Shqiptaria” thotë se në Kosovë janë ndërtuar mbi 1000 xhami, shpesh pa kritere.

“Kjo mbjell më shumë ndasi e prapambetje sesa dije e progres.”, thuhet në komunikatë.