Ish-kandidati i VV-së për kryetar të komunës së Podujevës, Ajet Potera ka kaluar në LDK.
Këtë e ka konfirmuar deputeti Ekrem Hyseni, kandidat i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës.
“Bashkë me Ajet Poterën, për një qeverisje të pastër e me dinjitet, siç e meriton Podujeva dhe qytetarët e saj!
Ky është vullneti i qytetarëve e veprimtarëve të Podujevës!”, ka shkruar Hyseni në Facebook.