Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Nagavci: “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli II dhe III dedikuar diasporës

Nagavci: “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli II dhe III dedikuar diasporës

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka takuar sot ministren e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi me ç’rast kanë biseduar për punën e deritanishme dhe projektet e përbashkëta.

“Diskutuam për tekstet “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli II dhe III për fëmijët në diasporë. Falenderoj ministren Kushi për mbështetjen që na ofroi në lidhje me përvojën e Shqipërisë në zhvillimin e provimeve të licencimit për profesionin e mësuesit dhe profesionet e tjera të rregulluara”, ka shkruar Nagavci në facebook.

“Kisha kënaqësinë të takoj sot ministren e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi me ç’rast biseduam për punën e deritanishme dhe projektet tona të përbashkëta. Po ashtu diskutuam edhe për tekstet “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli II dhe III për fëmijët në diasporë. Falenderoj ministren Kushi për mbështetjen që na ofroi në lidhje me përvojën e Shqipërisë në zhvillimin e provimeve të licencimit për profesionin e mësuesit dhe profesionet e tjera të rregulluara”, ka shkruar Nagavci.   /TV Arbëria

Powered by WordPress