Kryesuesi i Kuvendit, Dimal Basha, me fillimin e seancës konstituive, në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, i ka kujtuar duke i bërë thirrje Serbisë që të tregojë vendodhjen e personave të zhdukur me dhunë.
Ai i drejtohet edhe ndërkombëtarëve duke thënë se edhe pse Serbia ka kryer gjenocid dhe ka vrarë 1 mijë civilë, ajo ende po vazhdon torturat ndaj popullit të Kosovës duke mos treguar vendodhjen e familjarëve të zhdukur.
Ai shton se Serbia ka përgjegjësi të plotë mbi gjetjen e personave të zhdukur.
“I bëj thirrje shtetit serb që t’i përmbushë zotimet ndërkombëtare, duke treguar vendodhjen e personave të zhdukur dhe duke hapur arkivat shtetërore.
Serbia, përveç që ka kryer gjenocid dhe ka vrarë mbi 10 mijë civilë të pafajshëm, edhe 26 vite pas po i vret çdo ditë qytetarët tanë duke mos treguar për fatin e të zhdukurve me dhunë, për të cilët mban përgjegjësi të plotë”.
Seanca konstituive e Kuvendit filloi me një minutë heshtje për ditën ndërkombëtare të të zhdukurve. /TV Arbëria