Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vetplagoset 22 vjeçarja në poligonin e gjuajtjes në Prishtinë, dërgohet në emergjencë në gjendje të rëndë

Vetplagoset 22 vjeçarja në poligonin e gjuajtjes në Prishtinë, dërgohet në emergjencë në gjendje të rëndë

Sonte, rreth orës 19:30, një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin. Një femër e moshës 22 vjeçare, është vetëplagosur në njërin prej poligoneve të gjuajtjes.

Burime të sigurta të TV Arbërisë bëjnë me dije se e reja ka marrë plagë të rënda në pjesën e barkut dhe se tashmë është dërguar në klinikën emergjente.

Gjendja e saj shëndetësore është në rrezik për jetën, teksa Tv Arbëria do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje tronditëse.