Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vendoset gurthemeli i objektit të ri të shkollës së mesme të ulët në Fushë Kosovë, investim 4 milionë euro

Vendoset gurthemeli i objektit të ri të shkollës së mesme të ulët në Fushë Kosovë, investim 4 milionë euro

Është vendosur gurthemeli i objektit të ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët në Fushë Kosovë.

Ky projekt është investim 4 milionë euro nga MASHTI.

Në ceremoni morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagacvi.

“Objekti do ketë një sipërfaqe prej 8212 metra katrorë. Do të ketë 12 klasë të mësimit fillor, gjashtë klasë të mësimit parashkollor dhe shtatë laboratore me shumë hapësira përcjellëse e me zyra administrative. Kapaciteti i shkollës do të jetë deri në 1500 nxënës.”, thuhet në një njoftim.