Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Behrami-Qeverisë: Deklasifikojeni mbështetjen që ja dhatë Jack Smithit, dosjet e dokumentet që i çuat në Hagë

Behrami-Qeverisë: Deklasifikojeni mbështetjen që ja dhatë Jack Smithit, dosjet e dokumentet që i çuat në Hagë

Artan Behrami, deputet i PDK-së ka thënë se Albin Kurti i ka deklasifikuar shpenzimet për krerët e UÇK-së që ishin klasifikuar nga Qeveritë paraprake.

Sipas tij, Serbia nuk i ka deklasifikuar ende shpenzimet për mbrojtjen e kriminelëve që janë gjykuar në Hagë, e as Kroacia për Gotovinën.

“Kështu, Kurti, bashkë me Albulenën, ftojnë çdo ditë militantët që të numërojnë centët për mbrojtjen e UÇK-së për të rritur dozën e demonizimit të tyre.”, ka shkruar Behrami.

Ai ka ftuar Qeverinë “të deklasifikojë mbështetjen që ia dha Jack Smithit”.

“Edhe deklasifikimin e dosjeve, dokumenteve që keni derguar në Hagë!

Edhe emrat…!”, ka shkruar ai.