Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë, ku u prit nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Haradinaj shkroi se Angilit i theksoi “miqësinë e fortë mes Kosovës dhe Turqisë”.
“Me ftesë të ambasadorit të Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë. Në këtë ditë me domethënie të veçantë për shtetin dhe popullin turk, ambasadorit Angılı i shpreha urimet më të përzemërta për zhvillim e paqe. Theksova gjithashtu miqësinë e fortë mes Kosovës dhe Turqisë, e cila ka qenë përherë mbështetëse e pakursyer e proceseve tona shtetndërtuese.”, ka shkruar ai në Facebook.