Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Gjykata Supreme shqyrton padinë e OEK kundër ZRrE, nuk vendosë masë të përkohshme

Gjykata Supreme shqyrton padinë e OEK kundër ZRrE, nuk vendosë masë të përkohshme

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Supreme do ta shqyrtojë padinë e saj kundër ZRRE-së sa i përket tregut të lirë të energjisë.

Megjithatë sipas OEK-ut, Supremja nuk do të vendosë masë të përkohshme ndaj këtij vendimit.

“Përkundër që kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e vendimit nuk është aprovuar, me arsyetimin se akti “Njoftimi i ZRrE-së” nuk i plotëson kriteret e një akti nënligjor normativ, çështja do të shqyrtohet në mënyrë meritore për të gjitha aktet nënligjore të ZRrE-së, përveç këtij njoftimi, sipas afateve ligjore.”, thuhet në njoftim.

Sipas Odës, vendimi përfundimtar duhet të merret brenda 60 ditësh nga parashtrimi i padisë.

“Pavarësisht se masa e përkohshme e sigurisë nuk është aprovuar, Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson pozitivisht faktin se lënda do të trajtohet në themel dhe shpreh besimin se vendimi final do të jetë në të mirë të ekonomisë, bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës.”, thuhet në njoftim.