Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Berisha për zgjedhjen e Bashës kryeparlamentar: Veç kur na emëronin Sejdo Bajramoviqin ishte më keq

Berisha për zgjedhjen e Bashës kryeparlamentar: Veç kur na emëronin Sejdo Bajramoviqin ishte më keq

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se është ndier shumë keq kur është votuar Dimal Basha për kryeparlamentar.

Ai ka thënë se më keq është ndier vetëm kur në krye të Kosovës caktohej Sejdo Bajramoviqi, në kohën e Jugosllavisë.

“Jam surprizuar shumë keq dhe jam ndjerë shumë i fyer dje, besoni. Unë dje ndoshta kam qenë në afekt që të deklarohem edhe për media, sepse unë s’jam ndjerë asnjëherë më i fyer se dje, përveç se në kohën e regjimit të Millosheviqit kur 2 milion shqiptarëve na e zgjedhke Sejdo Bajramoviqin kryetarin e krejt Kosovës edhe përfaqësuesin e Kosovës në atë Federatën e mbetur atëherë”, ka thënë Berisha në ARB Debat me Ridin në TV Arbëria.

Berisha emërimin e Bashës e ka quajtur degradim të institucionit.

“Ajo fyerje ishte e pritshme por sot pas 26 vitesh demokraci të degradohet deri në këtë nivel institucioni, të sktërkeqet përfaqësimi kredibil i Kosovës deri në këto emra, kjo është e papranueshme. Kjo tregon që dinjiteti i popullit të Kosovës ka ra shumë poshtë”, ka shtuar ai.