Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidentja Osmani kryeson takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete, ata shprehin mirënjohje për angazhimin e saj

Presidentja Osmani kryeson takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete, ata shprehin mirënjohje për angazhimin e saj

Presidenca e Kosovës ka njoftuar sot për mbajtjen e takimit të radhës të Këshillit Konsultativ për Komunitete, i cili u zhvillua nën kryesimin e Presidentes së Republikës, Vjosa Osmani.

Gjatë këtij takimi u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me nevojat dhe prioritetet e komuniteteve në Kosovë, me theks të veçantë në përfshirjen dhe pjesëmarrjen e barabartë të tyre në jetën institucionale, ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Gjithashtu u theksua se përfshirja aktive e komuniteteve në proceset shtetërore është thelbësore për garantimin e të drejtave të tyre, përfshirë ato sociale, si dhe për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku secili qytetar trajtohet me barazi.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, anëtarët e Këshillit shprehën mirënjohje për Presidenten Osmani, duke vlerësuar lart përkushtimin e saj për adresimin dhe mbështetjen e çështjeve që prekin komunitetet, si dhe gatishmërinë e saj për të qenë pranë tyre në përballimin e sfidave dhe avancimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët.