Emilja Rexhepi është liruar nga pozita e zv/kryeministres në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut.
Kjo pasi ajo është zgjedhur Nënkryetare e Kuvendit nga radhët e minoriteteve pakicë joserbe.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.