Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi: Kandidatët tanë kanë vullnet të palëkundur për të kandiduar në zgjedhje

Krasniqi: Kandidatët tanë kanë vullnet të palëkundur për të kandiduar në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar kandidatët e këtij subjekti, të çertifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Krasniqi i ka falënderuar atapër vendosmërinë e tyre për të kandiduar dhe kontribuar në demokacinë e procesit zgjedhor.

“Takim përmbajtësor me kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, të çertifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të cilët i falënderova për vendosmërinë e tyre për të kandiduar dhe kontribuar në demokracinë e procesit zgjedhor. Bashkë me Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan, diskutuam për përgatitjet lidhur me këtë proces, situatën e tensionuar në veri dhe ndamë shqetësimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve atje. Vetë vullneti i tyre i palëkundur për të kandiduar në këto zgjedhje, është akt patriotik dhe në shërbim të forcimit të demokracisë në Republikën e Kosovës. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet kompetente që të krijojnë kushte të favorshme për mbarëvajtjen e këtij procesi, që të jetë i sigurt, demokratik dhe i lirë”, ka shkruar Krasniqi.   /TV Arbëria

Powered by WordPress