Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) në konference për media ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës nga posti i kryetarit të Kuvendit dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria.
“Kërkojmë nga deputetët e Kuvendit shkarkimin e menjëhershëm të z. Dimal Basha dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria ndaj tij. Ne si OVL obligohemi të marrim veprime të tjera nëse nuk realizohen kërkesat tona,” deklaroi kryetari Hysni Gucati.
Ai gjithashtu theksoi se Kryetari i Kuvendit nuk është më i mirëpritur në ambientet e OVL-UÇK-së.
“Z. Basha nuk i ka dyert e hapura në OVL-UÇK,” tha më tej Gucati.