Bordi i Transparencës ka vendosur sot që të ulë përsëri çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 196 lekë [1.66 euro] për litër, duke u ulur me 2 lekë.
Ndërkohë çmimi i shitjes i benzinës është ulur me 5 lekë duke shkuar në 175 lekë [1.49 euro] për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë [0.59për litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë për litër për automjetet./TV Arbëria