Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj thotë se VV po do ta zgjedhë nënkryetarin me shkelje kushtetuese: Kurti do të fitojë kohë me mbet si Kryeministër edhe dy-tre muaj

Haradinaj thotë se VV po do ta zgjedhë nënkryetarin me shkelje kushtetuese: Kurti do të fitojë kohë me mbet si Kryeministër edhe dy-tre muaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për ndarjen në votim të nënkryetarit të komuniteteve joshumicë joserbe dhe nënkryetarit të komunitetit serb ishte ndërhyrje në procedurë dhe se kjo është jokushtetuese.

“Ne kemi ardhë në seancë që të zbatohet procedura e njohur. Ka ndodhur ndërhyrje në procedurë në mënyrën e votimit për kandidatët për Kryesi të Kuvendit nga komunitetet. Ndërhyrja në procedurë është jokushtetuese. Pra, ne kemi përvojë paraprake që na obligoi Gjykata Kushtetuese me u kthye në procedurë dhe që me respektu Rregulloren e Kuvendit”.

Haradinaj e akuzoi kreun e VV-së, Albin Kurti, që po e shtyn kohën për të mbetur kryeministër në detyrë.

“Është problem me u bë pjesë e kësaj loje në vazhdimësi. Qëllimi është vetëm me e humbë kohën me shkelje kushtetuese, qoftë edhe me rezultat jokushtetues në mënyrë që me i fitu edhe dy-tre muaj kohë që Kurti me vazhdu me mbetë ushtrues detyre i kryetarit të Qeverisë. Ai e ka në dorë ai po e bën këtë”.