Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Afrim Mehmetaj: Peja ka nevojë për ndryshim – votoni AAK-në për zhvillim të vërtetë

Afrim Mehmetaj: Peja ka nevojë për ndryshim – votoni AAK-në për zhvillim të vërtetë

Pas hulumtimit të publikuar për keqmenaxhimin në Komunën e Pejës, kandidati për Asamblenë Komunale nga radhët e AAK-së, Afrim Mehmetaj, ka reaguar duke kërkuar ndryshim të qeverisjes lokale. Ai bën thirrje për mbështetje ndaj kandidatit për kryetar, dr. Ali Berisha, duke thënë se Pejës i duhet një drejtim i ri për zhvillim të qëndrueshëm.

“Një nga shumë arsyet pse duhet të votoni doktorin tonë dr. Ali Berisha – ta ndryshojmë bashkë Pejën tonë të bukur! Ndërsa zëri im në asamble do të jetë në përkrahje të doktorit për me zhvillu Pejën tonë,” shkruan Mehmetaj.

Ai thekson se një ndër problemet kryesore është moszhvillimi i turizmit, për shkak të mungesës së infrastrukturës në zonat malore të Rugovës, Shkrelit, Drelajve e Koshutanit, ndërsa fajëson pushtetin aktual dhe Qeverinë Kurti për bllokimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.

“Peja ka nevojë për turistë, e turizmi është zero! Paramendoni që sa vjet nuk është shtruar rruga për Bjeshkë. E pse na ikin bizneset drejt Prishtinës? Sepse Qeveria Kurti ndaloi autostradën Zahaq-Kijevë, të propozuar nga Ramush Haradinaj. Ky ishte një dëm i madh për qytetin tonë,” thotë Mehmetaj, duke përmendur humbje milionëshe nga anulimi i projektit të autostradës.

Mehmetaj u bën thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe për kandidaturën e tij me numrin 25, duke theksuar se “koha ka ardhë për ndryshim të vërtetë dhe zhvillim për Pejën”

 

Keqmenaxhim në Pejë: Tre vjet me radhë dështime në udhëheqjen e Gazmend Muhaxherit