Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kjo është serbja që spiunonte për Listën Srpska, mediat zagrebase raportuan se u arrestua me të dashurin e saj pilotin kroat

Kjo është serbja që spiunonte për Listën Srpska, mediat zagrebase raportuan se u arrestua me të dashurin e saj pilotin kroat

Mediumi kroat “index.hr” ka shkruar sot se autoritetet kroate kanë arrestuar një pilot kroat J.I të forcave ajrore kroate dhe të dashurën e tij A.M e nacionalitetit serb nga qyteti i Mitrovicës, nën dyshimet për spiunazh.

Gazeta Express mëson ekskluzivisht se e arrestuara A.M. është 46 vjeçarja Ana (Dragomir) Murganiq, me banim në Mitrovicën e Veriut, në rrugën “Ivo Lola Ribar”.

Sipas burimeve, Murganiq ka shoqëruar disa herë në udhëtime Miodrag Miliçeviqin, drejtorin e OJQ’së “Aktiv” dhe ish anëtarin e ekipit menaxhues për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Igor Kallamar. Kjo edhe e dëshmon lidhjen e saj me zyrtarë të lartë të Listës Srpska.

Po ashtu, merret vesh se Murganiq ka punuar edhe në EULEX dhe UNMIK. Ajo dyshohet për lidhje të afërta me shumë gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, te cilët sipas burimeve dyshohet se mund t’i ketë shantazhuar.

 

Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij serbe arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe