Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka reaguar pasi ministri në Detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu bëri të ditur dorëheqjen.
Rama i ka shprehur Aliut mirënjohjen e tij të thellë “për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit.”.
“Ai mbetet bashkëpunëtori i vetëm i kësaj qeverie që tregoi angazhim të vazhdueshëm dhe përgjegjës për qytetarët e Kryeqytetit.”, ka shkruar Rama.
Sipas Ramës, largimi i Aliut nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet “por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik”.
“I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar.”, ka shkruar Aliu.