Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku takohet me të dërguarin e ambasadorin francez: Folëm për pasojat e qeverisjes populiste

Abdixhiku takohet me të dërguarin e ambasadorin francez: Folëm për pasojat e qeverisjes populiste

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në një takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, si dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Bllokada e fundit institucionale dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj gjendjeje, ishin temat e diskutimit sipas Abdixhikut.

“Gjatë bisedës sonë diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale, veçanërisht sfidat me të cilat po përballet Kosova – nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste – si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj gjendjeje. Theksova qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit. Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije.”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje kreu i LDK-së shkroi se shprehu mirënjohjen “për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese dhe për rolin e rëndësishëm të saj në mbështetjen e integrimit evropian të vendit tone”.