Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ decertifikon disa kandidatë dhe i zëvendëson ata me kandidatë të tjerë

KQZ decertifikon disa kandidatë dhe i zëvendëson ata me kandidatë të tjerë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në fillim të mbledhjes, KQZ ka marrë disa vendime për decertifikim të kandidatëve që më herët ishin certifikuar nga KQZ dhe zëvendësimin e tyre me kandidatë të tjerë.

Për këtë, KQZ mori vendime të veçanta, si në vijim:

–              Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 3 kandidatëve tjerë nga Lëizja Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve dhe certifikim 2 kandidatëve tjerë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 3 kandidatëve nga GUXO për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 2 kandidatëve nga Alternativa për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Bashkimi Demokratik për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Kosovski Savez për Zgjedhjet Lokale;

–              Vendim për decertifikim e 1 kandidati nga Koalicija VAKAT për Zgjedhjet Lokale;