Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut.
Ai dyshohet se përderisa njësiti policor po mbushte veturën me derivate, kishte shkuar afër tyre me një bluzë veshur, e cila kishte mbishkrime provokuese e ofenduese.
“I dyshuari është dërguar në stacion policor, në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë.