Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ia mundësoi Lëvizjes Vetëvendosje votimin e kandidatit të tyre për kryetar Kuvendi.
REAGIMI I PLOTË:
Heu, po nanat ju lujshin në livadhin e Dimal Bashës!
Ani, kur po thuni se ju e mbani fjalën e dhënë…!?
Po qe, sa herë more horra na keni rrejtë, e tash po thirreni në fjalën e dhënë… po atë fjalën e dhënë kur kërkuat vota, ku e latë apo e harruatë!?
Mos po doni me thanë tash se: “Jo, nuk jau mundësojmë qeverinë”…!?
Ju që e votuat Dimalin, ju mundoheni të jeni pasqyra e tij, por jo! Ai ju shkeli dhe përdhosi ju, sepse ai megjithatë ka vota sa katër herë ju!!!
Tani livadhisni edhe ju në livadhin e tij.
Shpejt do shkoni në zgjedhje dhe aty do merrni shpërblimin për këtë “mbajtje fjale” e “burrni” që keni, e që Dimali ua pshurri…!
Sepse të tillë jeni ju të gjithë!
Çarave deputet!
Çarave parlament!
Urime marrëveshja e këshilluar nga Dejona Mihali & Adil Behrami.
Meqë F.B. e ka ndaluar videon… besoj se e keni ju vet në memoriet e juaja!