Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar pas hapjes së urës së re mbi lumin Ibër, duke thënë se situata mbetet e ndjeshme.
Shala paralajmëroi se pala serbe ka dhënë sinjale politike përmes aksioneve simbolike, duke kundërshtuar atë që e quajnë “vendime arbitrare”.
Ai tha se tensionet apo protestat e mundshme do të varen nga zhvillimet politike, sidomos pas zgjedhjeve të tetorit.
“A pritët të ketë tensione ose ndonjë protestë mbetet për tu parë nga zhvillimet politike. Policia e Kosovës ka marr masat dhe do të jenë në gjendje gatishmërie. Nëse ka ndryshim pas zgjedhjeve të tetorit në pjesën veriore dhe mund të ketë ndonjë bllokadë apo tension shkak i kryetarëve”, shprehet Shala për FrontOnline.
Vendosja e gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër nga Qeveria e Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta, me kritika nga opozita e përfaqësues të komuniteteve në veri ku kanë ngritur shqetësime për mungesën e konsultimeve me komunitetin lokal dhe rrezikun e tensioneve ndëretnike në Mitrovicë.