Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zgjedhja e nënkryetarëve, avokati Bajraktari tregon se a pati dje shkelje të Kushtetutës

Zgjedhja e nënkryetarëve, avokati Bajraktari tregon se a pati dje shkelje të Kushtetutës

Njohësi i Kushtetutës, Ardian Bajraktari, ka folur për situatën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

“Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, si ai i qershorit dhe veçanërisht ky i fundit, e njohin praktikën parlamentare si normë të zbatueshme”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Në këtë drejtim, zgjedhja e nënkryetarëve është bërë, që nga fillimi, në dy forma, në dy pako të ndara. Në pakon e parë bëhet zgjedhja e nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetin shumicë, ndërsa në pakon e dytë bëhet zgjedhja e nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet pakicë”.

Bajraktari tha se devijimet e këtij rregulli nënkuptojnë automatikisht shkelje edhe të vetë Kushtetutës.

“Prandaj, çdo devijim ose shkelje e këtij rregulli, në rastin e zgjedhjes së nënkryetarëve nga komunitetet, përbën mospërputhje me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”.

“Si rrjedhojë, sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht pika 108, mosrespektimi i këtij vendimi nënkupton automatikisht edhe shkelje të vetë Kushtetutës”.