Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mbrëmje solemne në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, në nderim të 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës

Mbrëmje solemne në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, në nderim të 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një mbrëmje solemne kulturore në nderim të jetës dhe veprës së shenjtëreshës shqiptare, me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës.

Ngjarja shënoi gjithashtu edhe 20-vjetorin e bekimit të gurthemelit të kësaj katedraleje.

Në këtë mbrëmje solemne u organizua një koncert i veçantë, me pjesëmarrje të artistëve të cilët përmes muzikës dhe fjalës së bukur artistike nderuan figurën dhe trashëgiminë universale të Nënë Terezës.

Kjo ngjarje simbolike rikujton përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm për të varfrit dhe të sëmurët në mbarë botën, si dhe forcimin e vlerave të dashurisë, paqes dhe solidaritetit që ajo përçoi gjatë gjithë jetës së saj. /TV Arbëria

PAMJE: