Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Dimal Bashën pas zgjedhjes së tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës, një proces që u zgjat për disa muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit 2025.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Berisha shkroi:
“Të dashur miq, pas një procedure të zgjatur disa muaj, Kosova në përputhje me procedurën zgjodhi kryetarin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025. Me këtë rast, në emër të PD i uroj Kryetarit të zgjedhur Z. Dimal Basha suksese në detyrë dhe Kuvendit të Kosovës punë të mbarë”