Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se përmes Projektligjit për zyrtarët publikë do të depolitizohet shërbimi civil.
Në seancën e Kuvendit, ku u shqyrtua ky projektligj, Kusari-Lila tha se qëllimi kryesor i tij është rregullimi i marrëdhënies së punës të zyrtarit publik përmes përcaktimit të rregullave dhe parimeve për statusin e punës.
Kusari-Lila: Përmes Projektligjit për zyrtarët publikë do të depolitizohet shërbimi civil
“Qëllim kryesor ka rregullimin e marrëdhënies së punës së zyrtarit publik përmes përcaktimit të rregullave dhe parimeve për pranimin, ndryshimin dhe përfundimin e këtij statusi. Kategorizimin e tyre sipas detyrave dhe përgjegjësive që kanë dhe mbi të gjitha qëllim kryesor ka që të qartësojë elementet e marrëdhënies mes zyrtarit publik dhe shtetit si punëdhënës. Ky qartësim do të ndikojë në rritjen e efikasitetit, profesionalizmit dhe depolitizimit të shërbimit civil. Parimet bazë që janë propozuar për pranimin në punë si zyrtar publik, si parimi i barazisë, meritokracisë dhe transparencës do të jetësohen përmes konkurseve të hapura”, tha ajo. /TV Arbëria