Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Srpska refuzon të bëhet pjesë e shortit, Basha e vazhdon vetëm me Rashiqin që u vetëpropozua për nënkryetar

Srpska refuzon të bëhet pjesë e shortit, Basha e vazhdon vetëm me Rashiqin që u vetëpropozua për nënkryetar

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka vazhduar me procedurën e zjgedhjes me short të nënkryetarit nga komuniteti serbe përkundër që Lista Srpska, që ka nëntë deputetë në Kuvend, refuzoi të marrë pjesë.

Në këtë procedurë po merr pjesë vetëm deputeti Nenad Rashiq, i cili e propozoi veten më herët për nënkryetar.

Lista Srpska propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar, por në tri herë ai dështoi t’i marrë votat e nevojshme.

Votimi i nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitet joshumicë u nda dhe s’u votua në pako.

Tashmë konstituimi i Kuvendit ka ngecur në zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e serbëve.

Lëvizja Vetëvendosje votoi kundër të propozuarit të Listës Srpska, PDK-ja abstenoi, ndërsa LDK-ja s’mori pjesë në votim. Nga AAK Time Kadrijaj dhe Lahi Brahimaj votuan kundër, ndërsa abstenuan edhe deputetët nga komunitetet joshumicë joserbe, Duda Balje e Veton Berisha./