Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kadrijaj: Dimal Basha ishte më i miri i LVV-së

Kadrijaj: Dimal Basha ishte më i miri i LVV-së

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj tha se zgjedhja e kryeparlamentarit, Dimal Basha, ishte zhvillim interesant.\

Sipas saj, propozimi i LVV-së tregon se Basha ishte kandidati më i mirë nga kjo parti.

Pas votimit të kryeparlamentarit, ajo njoftoi se do të takohen në parti dhe të flasin për zgjedhjen e nënkryetarëve.

“E pamë që pas gjashtë muajve, gati shtatë muajve ngërçit edhe bllokimit të konstituimit të Kuvendit sot ishte një zhvillim interesant, sot u votua një kandidat i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentar. Ky ishte më i miri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe që deputetët meqë shumë deputetë kanë thënë ‘nëse është ndonjë deputet që propozohet për kryeparlamentar dhe nuk ka qenë pjesë e qeverisë do të votojmë’, ne Aleanca e kemi lënë në vullnetin e lirë si do të votojmë, e keni parë që nuk kemi votuar njëjtë të gjithë. Megjithatë, ky kryeparlamentar i mori votat. Ishte zgjedhja e LVV-së, deri tani kanë akuzuar ish-partitë opozitare se po e bllokojnë konstituimin e kuvendit, ndërsa sot po shihet qartë se kush ka qenë që gjashtë muaj pengues në konstituimin e Kuvendit”, deklaroi ajo.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka qenë prezent në sallën plenare gjatë votimit të kryeparlamentarit, për çka Kadrijaj tha se “sigurisht ka pasur ndonjë telefonatë”.

“Sigurisht e ka pasur ndonjë telefonatë apo diçka sepse ishte prezent dhe është kthyer por tash tek ne ka qenë vullnet i lirë se si do të votojmë, do të votojmë për, do të votojmë kundër apo abstenim”, tha ajo.